Thaçi në Oslo, diskuton për paqen globale
Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Forumin e Olsos. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Jam i ftuar në fillimjavë, të marrë pjesë në Forumin e Oslos ku me liderë botërorë do të diskutojmë për vendosjen e paqes globale”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi ka njoftuar se do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm norvegjez Børge Brende, me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NUPI)./Indeksonline/


