U harruan, të izoluara në ankth e turp!
Ushtarë me uniforma teksa parakalojnë në këmbë, të tjerë në tanke, e mbi to, nëpër rrugët dhe qytetet e Kosovës shikohen me admirim e marrin brohoritje nga vendasit, tek të cilët kanë ardhur t’i çlirojnë.
Ky moment i 16 vjetëve më parë, kur forcat e NATO-s hynë në territorin e Kosovës, rikujtohet nga një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale si shpresë për shpëtimin e të tjerave që ende nuk ishin përdhunuar nga serbët deri atëherë.
Ndonëse uniforma ushtarake e policore për të thoshte dhunë, çnjerëzim, torturë deri në humbje të vetëdijes dhe si pasojë e saj më pas injorim nga familja e shoqëria, përbuzje e turpërim ndaj saj dhe të tjerave që patën fatin e saj për 16 vjet me radhë, ajo kujton uniformën e ushtarit të NATO-s si shpresë shpëtimi.
Por, kjo shpresë, sipas saj, u varros për 16 vjet pas luftës.
Përreth 20.000 femra shqiptare të dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë nuk u dha përgjegjësi nga asnjë prej kriminelëve serbë që kryen këto vepra makabre./zeri/


