Hidromorava

Muri nuk preket as këtë muaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se muri do të rrënohet patjetër deri në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, ai nuk është zotuar se një gjë e tillë do të ndodhë brenda muajit janar siç ishte paraparë, por brenda 1 e 17 shkurtit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës nga serbët nuk do të rrënohet në muajin janar, ashtu siç ishte paraparë në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ndonëse ishte thënë se rrënimi i tij do të bëhej përgjatë këtij muaji, Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur ende lidhur me këtë çështje. Të kontaktuar nga “Zëri” përfaqësues të ekzekutivit nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se kur do të rrënohet muri në fjalë.

Uji Dea

Nga ana tjetër kryeparlamentari Kadri Veseli, duke mos e përmendur janarin, ka thënë se muri do të rrënohet deri në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt. Kurse, përfaqësuesit serbë në veri kanë ritheksuar se muri është pjesë e dialogut të Brukselit dhe nuk mund të rrënohet me dhunë. E lidhur me këtë çështje, edhe njohësit e çështjeve politike mbeten skeptikë se një gjë e tillë do të realizohet brenda këtij muaji. Pavarësisht kësaj, ata vlerësojnë se muri ndarës i Mitrovicës duhet të largohet domosdo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.