ARKATANA

Banorët e Skifterit e vlerësojnë rëndësinë e strategjisë për zhvillimin ekonomik të fshatit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Banorë të fshatit Skifter të Vitisë, janë të interesuar të hartojnë një strategji për zhvillimin afat-gjatë të fshatit, si dokument i rëndësishëm i cili do të përcaktojë prioritetet në fshat.

Gjatë një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e institucioneve komunale, ata janë shprehur se ky dokument do t`u mundësojë prezantimin e prioriteteve dhe nevojave të fshatit para institucioneve komunale dhe donatorëve apo investitorëve të ndryshëm.

Mentor Rexhepi, konsulent nga OJQ Elita, ka thënë se strategjia për pesë vitet e ardhshme, do të përcaktojë potencialet, objektivat si dhe projektet zhvillimore afat-gjata të këtij lokaliteti. Ai këtë strategji e sheh si një mundësi shtesë që qytetarët të përfitojnë projekte që janë në interes të zhvillimit të lokalitetit të tyre.

UBT

Rexhepi i ka inkurajuar Këshillin e fshatit Skifter që të ulet bashkë me grupet e interesit dhe ekspertët dhe të listojë prioritetet e komunitetit, në mënyrë që ato të mund të përfshihen në buxhetin komunal për vitin e ardhshëm, ose eventualisht të jenë të gatshme në mënyrë që t`u prezantohen investitorëve apo donatorëve.

Kryetari i Këshillit të fshatit Skifter, Demush Sadiku, ka thënë se strategjia për zhvillim afat-gjatë është në interes të vetë banorëve. ‘Këtë duhet ta kuptojmë si të tillë, sepse ne kemi takime të rregullta mujore në të cilat diskutojmë problemet, nevojat dhe prioritetet tona, por kështu e shkruar dhe e sistemuar është dokument serioz dhe në njëfarë mënyre zyrtar. Kështu që ne në të ardhmen së paku për 5 vitet e ardhshme ne mund të bazohemi në të’, ka thënë Sadiku.

Takimi me banorët e Skifterit, është organizuar nga OJQ “Elita” e cila në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë, është duke zbatuar projektin “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, që realizohet në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.