Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Filloreta Jakupit
Gjilan – Gjykata e Apelit e kryesuar nga Vahid Halili e ka kthyer në rigjykim rastin e Filloreta Jakupit e akuzuar për gjashtë vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe e dënuar më parë me 3 vite e dy maj burgim.
Filloreta Jakupi edhe njëherë do të përballet me provat e Gjykatës së Apelit pasiqë kjo e fundit e kthej në rigjykim rastin e saj.
Gjykata e Apelit ka konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ka pasur shkelje të dispozitave dhe se aktgjykimi i saj bie në kundërshtim me vetveten sepse nuk dihet se kush është i dëmtuar, klientët e NLB dega në Gjilan, banka NLB apo klientët e bankës dhe vet banka. Andaj nga kjo del se dispozitivet e aktgjykimeve janë të pa qarta dhe të pa kuptueshme thuhet në vendimin e Vahid Halilit.
Gjykata e Apelit kthimin në rigjykim e bëri pas ankesës së avokatit mbrojtës Shemsedin Pira i cili kishte gjetur shkelje të shumta në aktgjykimin e shkallës së parë.
Ndryshe një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarës Filloreta Jakupi, kishte shqiptuar dënim unik, në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 2 (dy) muaj burgim dhe një dënim plotësues mos ushtrimin e funksioneve në administratë publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Hasan Sadiku e kishte shpallur fajtor të akuzuarën Filloreta Jakupi, për gjashtë vepra penale, shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.
E akuzuara Filloreta Jakupi, shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, përgjatë viteve 2005-2011, në ushtrimin e detyrës së saj, si këshilltare për klient në një bankë private, kishte vënë në lajthim disa nga klient të bankës.
Ndërsa i akuzuari tjetër Ramiz Selimi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka ushtruar detyrën koordinatorit dhe mbikëqyrësit, ishte liruar nga të gjitha akuzat./rajonipress/


