ARKATANA

Lyra Xhoci prek Hollywoodin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aktorja e njohur kosovare, Lyra Xhoci prek ëndrrën e shumë kolegëve të saj, Hollywood-in.Për këtë ngjitje drejt karrierës ka bërë të ditur për KultPlus, vetë Lyra Xhoci e cila ka specifikuar se ajo është e përzgjedhura e regjisorit Isa Qosja për të vazhduar edukimin profesional në “The Lee Strasberg Theatre & Film Institute, LA California”.

Kështu, Xhoci hyn në histori si e para aktore e rajonit që bëhet pjesë e një ndër akademive më të suksesshme botërore të industrisë së filmit dhe teatrit.

Mobi Casa

Lyra Xhoci, luajti përkrah aktores me renome ndërkombëtare Mirjana Karanoviq, në filmin e metrazhit të gjatë “ Three windows and a hanging“, ku aty u spikat për rolin e saj.

Filmi “Three windows and a hanging “, ishte pjesë e Festivalit “Palm Springs International Film Festival”, ku u shpall fitues i Cinema Without Borders me çmimin special nga juria në PSI Film Festival. Lyra, pritet se shpejti të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.