ARKATANA

Në Gjilan ka rënie të rasteve të dhunës në familje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komandanti i Policisë në Gjilan, Remzi Azemi, tha se nga në këtë periudhë të vitit 2015 janë raportuar 16 raste të dhunës në familje, të cilat janë trajtuar me prioritet.Gjyqtari i Gjykatës themelore në Gjilan, Berat Spahiu, tha se nga statistikat shihet se trendi i dhunës në familje nuk është në rritje dhe se ky është një lajm i mirë.

Është mbajtur sot takimi i radhës i mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje të organizuar nga UN WOMEN, ku u tha se gjatë këtij viti nuk shihet një trend i rritjes së dhunës në familje në bazë të rasteve të raportuara.

Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësues të UN WOMEN, Policisë së Kosovës, të Gjykatës, të QKMF-së, qendrës “Liria” e të tjerë.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka theksuar se funksionaliteti i këtij mekanizmi ka bërë që në Gjilan të bie trendi i dhunës në familje.

“Ky është një mekanizëm funksional dhe po më gëzon fakti që arrin që çdo ditë të funksionalizohet në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje. Kur mekanizëm është funksional, reagojnë institucionet e shtetit dhe praktikisht vlen ajo thënia që ‘malin e ruan frika’. Jemi zona më e qetë në Kosovë falë punës së institucioneve të shtetit, si policia, prokuroria dhe gjykata, e cila detyron zbatimin e ligjit që është në funksion të parandalimit. Këto tri shtylla bëjnë që ne të jemi të sigurt dhe ta kemi efektin shumë pozitiv edhe në këtë problem”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Haziri ka theksuar se Komuna e Gjilanit do të aplikojë bashkë me qendrën “Liria” në një program të qeverisë norvegjeze, duke besuar që do të stabilizohet në kuptimin buxhetor, dhe në të ardhmen, shtoi se do të bëjmë zgjidhje afatgjate.

Haziri ka shfaqur shpresën që në takimin e ardhshëm të këtij mekanizmi të kemi lajme edhe më të mira në këtë aspekt.

Komandanti i Policisë në Gjilan, Remzi Azemi, tha se nga në këtë periudhë të vitit 2015 janë raportuar 16 raste të dhunës në familje, të cilat janë trajtuar me prioritet.

Gjyqtari i Gjykatës themelore në Gjilan, Berat Spahiu, tha se nga statistikat shihet se trendi i dhunës në familje nuk është në rritje dhe se ky është një lajm i mirë.

Në këtë takim kanë diskutuar dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të tjera, gjithnjë në shërbim të asaj që të parandalohet dhuna në familje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.