Eko Higjiena

Zyrtarja e palodhur që e mbanë gjallë jetën mediatike në Universitetin e Gjilanit

/ 7 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Minire Haziri – Rexhepi aktualisht është zëdhënëse në Universitetin Publik të Gjilanit. Ajo me punën e saj si zyrtare për informim dhe protokoll në universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ka arritur dhe arrin të mbajë gjallë këtë institucion. Minirja është e palodhshme e pandalshme në punë, e sinqertë me palët dhe me mediet. Po mbi të gjitha Minirja është profesioniste edhe në këtë fushë. Ka një përvojë të gjatë në gazetari dhe ka punuar në shumë medie lokale dhe qendrore dhe edhe tani punon me mjaft përkushtim dhe krenari në këtë institucion të dijes, dhe që edhe kjo punë është pjesë e profesionit të saj.

“Asnjë nga arritjet jetësore nuk vlejnë nëse personaliteti yt nuk mban etiketën e emrit tënd”. Me këtë thënie filozofike e nis Minire Haziri – Rexhepi tregimin për përvojën e saj nga dita e parë si studente, por edhe në gazetari dhe tash së fundit edhe si zëdhënëse në Universitetin Publik të Gjilanit, raporton rajonipress.

Minirja që nga fillimi ka pasur një cak për të ecur shkallëve të jetës dhe profesionit. E edukuar dhe e arsimuar në një familje intelektualësh Minirja ka arritur të realizojë dhe të udhëheq me një profesion që e ka dashur që nga fëmijëria. “Gazetaria për mua është një profesion që bart shumë përgjegjësi dhe sfida. Profesioni i gazetarisë gjithmonë ka qenë ndër profesionet më të dëshiruara për mua, i cili pa dyshim mbetet edhe sot”.

Por si lindi karriera e Minire Hazirit – Rexhepit

Gjithnjë isha besnike e qytetit të lindjes të cilin e dua pa masë, çdo qoshe e këtij qyteti ruan diçka nga unë, çdo kujtim i imi është i lidhur ngushtë me Gjilanin, çdo ëndërr e imja buron nga bardhësia e vendlindjes time dhe çdo arritje e imja në jetë do të jetë frutë i inspirimit tim shkëlqyes-Gjilanit rrëfen Minirja.

“Një pjesë të jetës sime të mirë apo jo, e ka edhe Prishtina, vendi ku studiova dhe jetën më ndryshe e kuptova. Shumëçka kam mësuar edhe nga ajo kohë. Pas përfundimit të shkollës së mesme Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, vazhdova studimet në Universitetit e Prishtinës Fakulteti Filozofik, drejtimi Pedagogji, ku dhe aty kamë qene udhëheqëse e grupit studentor. Më pas njëkohësisht fillova studimet BA që i përfundova për të vazhduar me MA në Universitetin AAB, ku morra titullin Master i shkencave të Komunikimeve dhe gazetarisë – Marrëdhënie me Publikun”.

Si pikënisje e punës time në gazetare dhe modelim ishte Gjilani ku kam punuar me shumë përgjegjësi dhe përkushtim të madh në radio e TV lokale. “Gazetaria është profesion që të përcjell vazhdimisht kudo që je 24 orë. Kjo ka qenë ajo që unë së paku e kam vërtetuar qysh atëherë kur kam nisur këtë punë. Ndërsa gjashtë vite kamë qenë pjesë e ekranit Televiziv. Gjatë punës si gazetare dhe redaktore kam dhënë kontributin tim në informimin e drejt dhe të shpejt të publikut Gjilanas, por edhe më gjerë. Ndërsa në aspektin menaxherial përkushtimi im ka qenë mjaft domethënës, gjithnjë duke respektuar etikën menaxheriale të punës së institucionit media” shton Minirja.

Fundamenti

Ajo thotë se një përmbledhje e punës së saj në këtë përvojë të gjatë në këtë medium, është transmetuar shpesh edhe në RTK. Në edicionin qendror të lajmeve dhe në emisionin “Nëpër Kosovë”, disa herë përmes kronikave i kamë paraqitur ngjarjet aktuale nga rajoni i Gjilanit. “Minirja ka realizuar kronikat dhe ngjarjet më interesante të cilat sot jo rrallë herë e karakterizojnë vendin ton. Hapësira në TV lokale nuk më ka munguar, sepse unë kam pas rastin të tregoj kreativitetin tim jo vetëm si gazetare, por edhe si moderatore e lajmeve, si udhëheqëse e shumë emisioneve dhe si realizuese e shumë intervistave duke mos harruar edhe paraqitjet direkte, ku unë jam angazhuar që në çdo paraqitje të tregohem e suksesshme dhe besoj se për këtë ia kam arrit qëllimit”

Minirja ka realizuar cikël dokumentarë të ndryshëm, për 4 vite me radhë, në bashkëpunim me mediet lokale të Kosovës me USAID-in amerikan, këto dokumentar janë transmetuar në mediet qendrore të Kosovës dhe vendeve te rajonit.”Përpos punës në Televizion, përvoja ime është edhe në Institucione arsimore, kështu në administratën e AAB-së. Gjatë punës në administratë detyrë e imja ka qenë zhvillimi dhe implementimi i reformës në Universitet, menaxhimi me shërbimin e studentëve, udhëheqja dhe implementimi i reformave funksionale dhe strukturore në administratë, hartimi dhe paraqitja e programeve mësimore për stafin akademik si dhe paraqitja e provimeve për studentët, koordinimi i reformës për zbatimin e teknologjive të informacionit në fushën e administratës dhe detyra të tjera kërkuar nga punëdhënësi”.

Në lëmi të ndryshme kam ndjekur kurse dhe trajnime të shumta që kanë të bëjnë me Komunikim Masiv, gazetari, menaxhim, organizim dhe udhëheqje profesionale.

Tash për tash jam zyrtare për informim dhe protokoll në universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ku gjithashtu punoj me mjaft përkushtim dhe krenari në këtë institucion të dijes, dhe e që kjo punë është pjesë e profesionit tim gjithsesi shprehet Minirja.

Krahas punës që bënë në Universitet ajo një rëndësi të veçantë ia kushton edhe familjes. “Kam pasur fatin të rritem në një familje ku gjithnjë dominon e vërteta. Truri im ishte krijuar nga presioni familjar që të mos pranonte asnjëherë shkumës me ngjyrë tjetër pos të bardhës-si ngjyrë e pastërtisë nuk do pranonte të pavërtetën dhe të padrejtën. Kam personat e dashur – familjen time dhe shoqërinë. Familja ime bashkëshorti, fëmijët, prindërit vëllezërit, motra janë gjëja më e çmuar për mua. Përkrahja e tyre ka qenë gjithmonë, nuk më ka munguar asnjëherë. Familjen e kam pas afër, si për punë ashtu edhe për sukseset e mija në fakultet, të gjitha këto nuk kisha arrit me i realizua pa përkrahjen e familjes që e dua shumë. Jam e përkushtuar edhe për familjen sikurse për profesionin dhe kur e gjen njeriun e duhur çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Personalisht kam një jetë familjare shumë të rregullt. Kështu kur e ke përkrahje atëherë çdo gjë është e mundur besoj” shtoj Minirja.

E tekas flet për kohën e lirë shprehet se kohën e lirë e kalon në mënyra nga më të ndryshmet, të cilën kryesisht ia dedikon familjes, bashkëshortit Dritonit dy vajzave Mores, Jones dhe djalit Tribunit.

“Mundohem të jem e gjithanshme, që edhe përkundër angazhimeve në punë, në shtëpi unë gjej kohë të lirë. Atë zakonisht e kaloj me familjarët. Ndërkaq pjesën tjetër të kohës së lirë e shfrytëzoj për të lexuar, shkruar dhe për të dëgjuar muzikë e kështu. Por, për mua profesioni i gazetarisë është gjithmonë një “luftë” dhe jo një pasion, me të cilin mund të jetohet në paqe. Kemi të gjithë momente të bukura dhe të shëmtuara nga jeta e përditshme që na bëjnë të ndihemi shumë të gëzuar dhe shumë të pikëlluar. Me pëlqen shumë të shkruaj, andaj edhe një pjesë të kohës së lirë e shfrytëzoj në këtë mënyrë ku nëpërmjet lapsit shpreh emocionet e mia shumëngjyrëshe sikurse një ylber i njomë” u shpreh në fund Minire Haziri – Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.