Fundamenti

New York Times: Kosova ktheu mbrapsht në Beograd trenin nacionalist

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gazeta e përditshme amerikane “The New York Times”, ka raportuar lajmin për trenin serb që nuk u lejua të hynte në Kosovë, një artikull që u shpërnda nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, në rrjetin social “Twitter” .

“Një tren i dekoruar me slogane dhe fotografi nacionaliste serbe, u nisë të shtunën nga kryeqyteti serb. Beogradi, drejt veriut të Kosovës, por u ndalua në kufi në një marifet që nisi një përshkallëzimin demokratik të tensioneve mes ish armiqve të luftës”, shkruan New York Times, transmeton Express.

Kjo gazetë e vazhdon shkrimin duke raportuar se zyrtarët në Kosovë kishin protestuar paraprakisht duke thënë se rruga e planifikuar e trenit për në Kosovë ishte shkelje e sovranitetit të vendit dhe se ishin zotuar se nuk do ta lejonin të hynte.

Mobi Casa

“Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic urdhëroi që treni të ndalet në Rashkë, Serbi, tamam kur iu afrua kufirit me Kosovën, duke pohuar se shqiptarët e Kosovës e kishin minuar hekurudhën,” shkruan më tej kjo gazetë.

Ajo, po ashtu raporton se si treni ishte ngjyrosur me flamur serb, skena fetare të krishterimit ortodoks dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë të ndryshme.

“Në një konferencë për media, Vucic e akuzon Kosovën se kishte plane për t’i arrestuar shoferin dhe udhëtarët e trenit,” shkruan New York Times.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.