Uji Dea

Ramadani: Serbia po teston Kosovën, xhandarët serbë hynë e dolën pa therrë në këmbë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar pas rastit të fundit në Leposaviq, ku sipas Policisë së Kosovës, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë plagosur dhe kanë marrë një qytetar duke e dërguar në Nish.

Në një reagim në Facebook, Ramadani e ka cilësuar këtë rast si “intruzion të pastër” dhe një “test të radhës” që Serbia po ia bën Kosovës.

“Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion! Ky është testimi i radhës që Serbia ia bën Kosovës dhe xhandarët serbë dolën pa therrë në këmbë!”, ka shkruar ai.

Sipas Ramadanit, incidenti dëshmon edhe njëherë se kufiri me Serbinë mbetet një prej pikave më të ndjeshme të sigurisë kombëtare.

“Sërish dhe sërish, po dëshmohet se siguria kufitare me Serbinë jo vetëm që është sfidë, por mbetet e cenueshme saherë t’i teket Serbisë”, ka shtuar ai.

Duke iu referuar raportimit të Policisë së Kosovës, Ramadani tha se mënyra se si xhandarët serbë vepruan përbën shkelje të qartë të sovranitetit të vendit.

Uji Dea

“Policia e Kosovës njoftoi me detaje se si xhandarët serb hynë në Kosovë, rrëmbyen një qytetar tonin të plagosur dhe e dërguan deri në Nish (duke kaluar disa vendbanime andej!) për trajtimin mjekësor”, ka theksuar ai.

Ai kërkoi që reagimi ndaj këtij akti të mos mbetet vetëm në nivelin e brendshëm.

“Intruzioni – shkelja e sovranitetit, hyrja e paligjshme nga shteti tjetër, ndërhyrja e paligjshme – duhet të evidentohet edhe nga NATO dhe të dënohet ashpër!”, ka deklaruar Ramadani.

Ai paralajmëroi se Serbia po e përdor këtë qasje për të testuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës në fushën e sigurisë kufitare.

“Serbia po teston gatishmërinë e Kosovës në sigurinë kufitare. Dhe, këtë radhë, rrëmbeu një qytetar tonin dhe e dërgoi ku deshi – pa therë në këmbë për xhandarët serbë! Fatkeqësisht!”, ka theksuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.