Mustafa, opozitës: Kuçi nuk largohet
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa iu është përgjigjur interpelancës së opozitës, duke e cilësuar kërkesën e tri partive opozitare për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçi, si të pabazë , të padrejtë dhe jo të nevojshëm.Kryeministri Mustafa theksoi se opozita nuk duhet ta penalizoj një ministër në këtë mënyrë, transmeton klankosova.
Ndër të tjera ai shtoi se ministri nuk është përgjegjës i vetëm për sistemin jo efikas të drejtësisë në Kosovë.
Kryeministri i vendit theksoi se “ministri Kuçi ka bërë një punë të mirë dhe ekipore dhe shtoi se askush nuk është i paprekshëm nga ligji”.
“Askush nga kabineti qeveritar nuk është i veshur me imunitet për tu mbrojtur nga ligji” shtoi Mustafa.


