ARKATANA

Delegati i Gjilanit Fatmir Rexhepi deklarohet pro koalicionit LDK-VV: Është në interes të vendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri Fatmir Rexhepi, ka thënë se vlerëson se duhet të ketë një koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur për mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se një marrëveshje do të ishte në interes të vendit.

“Si delegat e kam mendimin tim. Është në interes të vendit me i dhënë zgjidhje, është mirë Vetëvendosja edhe LDK-ja me e gjetur një kompromis edhe për presidentin, edhe për qeverinë edhe me e stabilizuar gjithë situatën”, tha Rexhepi.

Në pyetjen nëse të dy subjektet i kanë votat për zgjedhjen e presidentit, ai u përgjigj shkurt:

Uji Dea

“Po në qoftë se duan i kanë”, tha ai.

Rexhepi shtoi se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe se qytetarët presin zgjidhje nga klasa politike.

“Mendoj situata e lypshme është me u rregulluar, sepse këtu duhet me krijuar një unitet të veprimeve i cili i jep një zgjidhje të drejtë të gjitha çështjeve të Kosovës. Gjithë populli po pret tash, s’ka nevojë më me testuar askënd”, shtoi ai./EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.