ARKATANA

Menjëherë pas përfundimit të takimit me Putinin, Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka përmendur konfliktet e ndalura nga ai, përfshirë edhe Kosovën e Serbinë, pas takimit që pati në Alaska me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë menjëherë pas samitit, Trump u i tha Sean Hannity të Fox News se ka negociuar “përfundimin e pesë luftërave” dhe se këto “luftërat ishin të ashpra”.

Hannity e ndërpreu duke numëruar ai konfliktet që Trump i ka përsëritur disa herë se ka pasë rol në ndaljen e tyre.

Indi-Pakistan, Izrael-Iran në 12 ditë, Ruanda-Kongo, Serbi-Kosovë, Kamboxhia-Tajlandë, Azerbajxhan-Armeni, tha gazetari i Fox News.

Eco Higjiena

“Ke luajtur një rol në të gjithë këto [konflikte] apo jo?”, pyeti Hannity.

“Po”, u përgjigj Trump. “Ne bëmë diçka të jashtëzakonshme”.

Deklaratat e Trump për ndalje të konfliktit mes Kosovës e Serbisë i ka konfirmuar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila kishte thënë se në maj të këtij viti kishte marrë “informacione specifike” për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

“Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, kishte thënë Osmani në një konferencë për media në Prishtinë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.