Elhaida e para në sondazhet e Eurovizionit
Ndërkohë që na mbeten edhe pak orë nga nata e parë gjysëm-finale e Eurovision 2015, rezultatet e para të sondazheve për sonte janë publikuar.
Një prej tyre është wiwibloggs.com, lexuesit e të cilit kanë votuar për këngët e tyre të preferuara të natës së parë.
Tashmë aspak për tu habitur, mund të themi se klasifikimi kryesohet nga Elhaida e cila ka arritur të mbledh 10,324 vota.
Pas saj klasifikohen Belgjika me 9,839 vota dhe Rusia me 9,631.
Ndërkohë në klasifikime të tjera Shqipëria paraqitet në Top 5 shkruan Mad.
Elhaida do të performojë sot e 14-ta në rradhë dhe menjëherë më pas do të zbulojmë nëse do të kualifikohet për në natën finale.


