Luana Vjollca mahnit me fotografitë nga pushimet, ndërsa shfaqet provokuese në bikini: Çka do robi më shumë nga jeta?
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në Instagram.
Fotografitë janë realizuar gjatë pushimeve të saj në bregdetin e jugut, ku Luana ka ndarë me ndjekësit disa momente nga ditët e saj të relaksit nën diell.
Në imazhet e publikuara, prezantuesja e njohur shfaqet me bikini, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe paraqitjen verore.
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Krahas fotografive, Luana ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “Ça do robi më shumë nga jeta”, ka shkruar ajo.
Postimi nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë vërshuar me komente dhe komplimente për paraqitjen e saj.
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Shumë prej tyre kanë vlerësuar në veçanti linjat trupore të Luanës, ndërsa fotografitë kanë marrë me shpejtësi mijëra pëlqime dhe reagime.
Me këto pamje, Luana duket se po shijon në maksimum ditët e verës, larg angazhimeve televizive dhe muzikore. /Telegrafi/


