Mobi Casa

Policia tek një i mitur konfiskon armë e fishekë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistolete e markës EKOL e kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe 40 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

I dyshimti (i mitur) është intervistuar në prezencë të avokatit si dhe prindit të tij, ai këtë pistoletë besohet ta ketë blerë nga person tjetër shok i tij.

Eco Higjiena

Në bazë të hetimeve të zhvilluara dyshohet se kjo pistolete është vjedhur në një shtëpi në fshatin Velekincë dhe ky rast është i evidentuar në policin e Kosovës në Gjilan, i klasifikuar “Vjedhje e Rëndë” .

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt në Gjykatë./rajonipress/