Fundamenti

Kosovarët arrestohen, ministrat “ping-pong” me përgjegjësinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ministri i Brendshëm Skënder Hyseni po mundohen t’ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit në lidhje me arrestimet e kosovarëve në vendet e Evropës dhe me kërkesë të INTERPOL-it, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës në lidhje me arrestimet që po ndodhin me kërkesë të Serbisë për ish-komandantët e UÇK-së.

Gazeta “Zëri” ka provuar që në lidhje me këtë çështje të intervistojë ministrin e Brendshëm Skënder Hyseni, por pavarësisht kërkesës, zëdhënësja Rroksana Qarri, duke përcjellë qëndrimin e ministrit Hyseni, ka kërkuar që për këto çështje pyetjet t’i adresohen Ministrisë së Drejtësisë si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Mobi Casa

Ndërkohë që përmes zyrës për informim, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha është përgjigjur në mënyrë shumë të rezervuar në disa nga pyetjet e parashtruara nga “Zëri”.

Ndonëse për opozitën çështja e arrestimeve me kërkesë të Serbisë është çështje e tri ministrive: MD-së, MPJ-së dhe MPB-së, në shumicën e pyetjeve ministrja Hoxha kërkon që përgjegjësia të kërkohet nga “institucionet tjera relevante”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.