Duhan dhe radiolidhje kapen tek një shqiptar i Luginës
Kamenicë – Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës raportohet se është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur 442.50 kg duhan të grirë dhe dy radiolidhje njoftoj policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë konfiskuar dhe u janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu në Novosellë të Kamenicës raportohet se është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur një sasi e duhanit të grirë dhe një sasi e gjërave ushqimore.
Me vendim të prokurorit malli si dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


