Mirror: A do ta fitojë Shqipëria Eurovizionin?
“The Mirror” i ka kushtuar një artikull këngës së Shqipërisë përfaqësuese në Eurovizion, “I’m Alive” nga Elhaida Dani.
“Vendi bëri debutimin e tij në Eurovizion në vitin 2004, por kanë hyrë në finale vetëm gjashtë herë, që nuk është aspak rezultat i mirë”.
“Kënga Suus e Rona Nishliut ishte renditja e tyre më e lartë në vitin 2012, por kanë dështuar për të hyrë direkt në finale katër herë të tjera (në 2006, 2007, 2011 dhe 2013). Në vitin 2012 ata përsëri nuk arritën të kualifikohen me Adrian Luigjuraj dhe Bledar Sejko dhe pastaj përsëri vitin e kaluar kur 24vjeçarja Hersi Mahmutaj përsëriti dështimin”, vijon artikulli.
“Këtë vit megjithatë, vendi përfaqësohet me një këngëtare e cila ka impresionuar gati gjysmën e Evropës, ajo është Elhaida Dani. Fituesja e edicionit të vitit 2013 të “The Voice of Italia”, ka lënë pas tashmë çdo konkurrente tjetër që ka marrë pjesë deri tani, por a do të jetë në gjendje ajo për të fituar Eurovision 2015?”.
“Pas dy vitesh me këngët më të tmerrshme, Shqipëria më në fund po e shtyn veten në Eurovizion. Elhaida Dani është një prej vokaleve më të fuqishme në garë, edhe pse kënga e saj nuk është shumë ngacmuese, por ka diçka që ju bën për vete”.
“Me vargje nuk do ta ndezë botën, por me vokal, Elhaida ngjitet lartë në renditjen e garës së këtij viti. Nëse ajo do të jetë një performuese e fuqishme për ta bindë Evropën të votojë për të, është diçka që mbetet të vendoset, por ju do të ishin i trashë nëse e përjashtoni atë”.
“Mirë se erdhe në Eurovizion, Shqipëri. Më në fund jeni garues. Çfarë mendoni për këngën e Elhaida Danit”, përfundon artikulli i Mirror. /Telegrafi/


