Peleshi për vendimin e Hagës: I dhimbshëm për Kosovën, historinë dhe kujtesën tonë kombëtare
Kryeparlamentari i Shqipërisë, Niko Peleshi ka reaguar rreth vendimit të djeshëm të Hagës ku u dënuan me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.
Ai në fillim të seancës parlamentare theksoi se dënimi i djeshëm përbën një vendim të dhimbshëm.
“Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.
Katërshja e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan të mërkurën nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim.


