HW

Thaçi në Luksemburg kërkon mbështetje për MSA, anëtarësim në KE dhe UNESCO

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, njëherësh ministër për Imigrim dhe Azil, të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Zëvendëskryeministri Thaçi vlerësoi përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të zëvendëskryeministrit Asselborn për konsolidimin e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm, me integrimin e pjesës veriore të vendit, si dhe në atë të jashtëm përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

UBT

“Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel. Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal dhe se Qeveria e Kosovës është treguar e suksesshme në ndërprerjen e valës së imigrantëve ilegalë dhe rrugëve të trafikimit të njerëzve”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi, homologut të tij në Luksemburg, Jean Asselborn, i ka kërkuar përkrahje për MSA-në, për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.