Fundamenti

Opozitarët nuk e votojnë Specialen, të pavarurit pa vendim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës, ende i qëndrojnë prapa deklaratave të tyre kundër votimit të themelimit të Gjykatës Speciale.Përkundër deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier që i bëri gjatë një vizite në Kosovë, se themelimi i Gjykatës Speciale është në të mirë të vendit dhe nuk e vë në dyshim luftën e UÇK-së, opozitarët nuk duan ta dëgjojnë fjalën e tij.

Donika Kadaj-Bujupi, shefe e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për Indeksonline se AAK-ja nuk do ta votojë Gjykatën Speciale, sepse kjo e sfidon sovranitetin dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe interesat e vendit tonë duhet të mbrohen përmes përfaqësuesve legjitim të qytetarëve dhe deputetëve dhe të zbatohen nga të zgjedhurit e popullit, do të thotë Qeveria. Është jashtëzakonisht e dhimbshme që të sfidohet edhe më tutje sovraniteti i vendit tonë parmes instalimit të një sistemi krejt paralel të drejtësisë përderisa drejtësia jonë është në një sfidë dhe përderisa sundimi i ligjit në vendin tonë është në shkallën më të ulët”, ka thënë ajo.
Për votimin e Gjykatës Speciale nuk dinë nëse do të votojnë kundër apo pro as deputetët e pavarur të Kuvendit të Kosovës.

Eco Higjiena

Gëzim Kelmendi, i kontaktuar nga Indeksonline ka thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim lidhur me votimin e kësaj gjykate.
“Nuk kam vendosur ende. Po presim që të vijnë amendamentet, andaj nuk kam vendosur ende. Po presim ndonjë sqarim shtesë, e kur t’i kemi këto besoj se do të japim qëndrim”, ka thënë ai.

Të njëjtën përgjigje e ka dhënë edhe Shaip Muja, i cili është shprehur se kur ta marrin materialin do të vendos se a do të votojë pro themelimit të Gjykatës Speciale, apo kundër. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.