ARKATANA

Meucci: Isha gati të largohesha nga EULEX-i

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, kishte pasur shumë dilema në ditët e para kur kishte ardhur në Kosovë për ta drejtuar misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në vjeshtën e vitit të kaluar dhe e kishte menduar seriozisht kthimin prapa, prej nga kishte ardhur.
Misioni të cilin ai e mori përsipër, ato ditë po vlonte nga akuzat e shfaqura në publik të prokurores së suspenduar, Maria Bamieh, për përfshirje të gjykatësve e prokurorëve të këtij misioni në afera korruptive.

I gjendur në situatë të tillë, Meucci në emisionin “Jeta në Kosovë” e pranoi se i kishte shkuar në mend që të mos rehatohej fare në karrigen e tij të punës.

“T’u them të drejtën, për dy javë të tëra nuk i nxora të gjitha gjërat nga valixhet. Thashë me vete se ndoshta mund të largohem një ditë. E pranoj se gjithsesi ka qenë goditje shokuese, dhe kjo është hera e parë që po e them këtë, pas 2-3 javësh”, tha Meucci në intervistën me Jeta Xharrën.

Megjithatë, ai thotë se nuk i është dashur shumë kohë për ta kuptuar të kundërtën, dhe për t’i bërë rrobat palë në vitrinën e tij.

Mobi Casa

“U ngushëllova nga njerëzit dhe stafi që punon me mua dhe pashë se të gjithë janë të efektshëm, të ndershëm dhe punonjës të zellshëm dhe thashë se ndoshta edhe mund të rri e ta bëj këtë punë. Makina po funksionuaka. Dhe jam shumë i kënaqur që doli raporti sepse ky është lajm i mirë për ne. Më në fund nuk ka asgjë nën hije”, u shpreh ai.

Tetë muaj më pas, Meucci ndihet i lehtësuar që hetuesi i pavarur, Jean Paul Jacqué, në raportin e tij i ka hedhur poshtë pretendimet e Bamieh.

“Për momentin nuk ka pretendime të këtilla, shyqyr Zotit, por sikur sërish të kisha një rast të këtillë, do ta formalizoja menjëherë. Të gjithë mësuesit e mi më kanë mësuar që në çdo rast duhet bërë formalizimin, sepse me këtë fillohet procesi formal dhe rregullat dhe unë fjalën ‘rregulla’ e përdor tërë kohën në EULEX”, thotë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.