HW

“Fluturimet” e dështuara të Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është edhe shef i diplomacisë nuk ka arritur tash pesë muaj që të sjellë as edhe një njohje të re për Kosovën. Pavarësisht faktit se ka zhvilluar më shumë se 15 vizita zyrtare jashtë shtetit, madje edhe në vende me shumë ndikim, rezultat konkret në njohje nuk ka pasur.

Zyrtarë të partive politike dhe analistë të ndryshëm thonë se kryediplomati kosovar po tregohet i pasuksesshëm në rrafshin e diplomacisë e gjithë kjo si pasojë e asaj që ai më shumë po e promovon figurën e tij si një president i ardhshëm sesa që merret me politikën e jashtme.

ARKATANA

Nga koha kur ka marrë “timonin” e Ministrisë së Jashtme, Thaçi ka zhvilluar një sërë vizitash jashtë vendit madje në vende me ndikim si Washington, Berlin, Paris, Bruksel, Hagë, Ankara, Lubjanë, Zagreb, Tiranë, Shkup, Podgoricë. Aktualisht Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Vatikan, shtet ky nga i cili Kosova tash sa kohë është duke e pritur njohjen.

Të pakënaqur me punën e Hashim Thaçit si ministër i Jashtëm janë edhe zyrtarë nga partia e koalicionit. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se nuk ka parë asnjë avancim në politikën e jashtme kosovare. “Sa u përket njohjeve personalisht nuk kam pritur se do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim, sepse loja e fëlliqtë që është bërë edhe gjatë mandatit të kaluar ka treguar për joseriozitetin dhe çakordimin total të politikës së jashtme”, ka thënë ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.