United Hospital

Qeveria gjermane ofron 430 grante për vetëpunësim në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Punës dhe i Mirëqenjes Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim z. Timo Stegelmann, nga Organizata joqeveritare ‘Hilfe zur Selbsthilfe’ nga Gjermania, rreth bashkëpunimit në implementimin e projektit për përkrahje në fushën socio-ekonomike përmes vetëpunësimit dhe fuqizimit të mikro bizneseve në Kosovë.

Projekti është i financuar nga Qeveria Gjermane, kurse MPMS dhe Komunat do të bashkëfinancojnë. Target i projektit që kjo organizatë do të implementoj janë ofrimi i granteve për vetëpunësim në disa komuna të Kosovës.

Hidromorava

Ministri Abrashi shprehu gadishmërinë e tij për përkrahje dhe theksoi se mirëpret çdo iniciativë që do të ndihmonte vetëpunësimin dhe si rezultat do të krijonte vende të reja pune. MPMS do të jap në dispozicion zyret e punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional për nevoja të projektit.

Ministri Abrashi gjithashtu falenderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit të Kosovës. Projekti fillon implementimin nga 4 maj 2015 dhe do të zgjasë 20 muaj./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.