United Hospital

Shala: Gjatë bllokadës jam takuar me Thaçin për ta bërë Haradinajn kryeministër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shala ka folur gjerë e gjatë për gjashtë muajt e bllokadës institucionale, ku ka pranuar se ishte takuar me Hashim Thaçin duke u munduar ta bëjë Ramush Haradinajn kryeministër.

Frytet e dialogut me Serbinë do të shihen në qershorin e këtij viti, ka thënë koordinatori bisedimeve, Blerim Shala.

Ai, në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka deklaruar se së shpejti do të krijohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe që megjithatë nuk do të ketë fuqi ekzekutive, raporton Koha.net.

Shala ka folur gjerë e gjatë për gjashtë muajt e bllokadës institucionale, ku ka pranuar se ishte takuar me Hashim Thaçin duke u munduar ta bëjë Ramush Haradinajn kryeministër.

Shala: Serbia do ta njeh Kosovën para vitit 2020

(E plotësuar) “Njohja nga Serbia do të vijë pak para përmbylljes së procesit për anëtarësim në BE. Nëse Serbia hyn në BE më 2020, atëherë njohja do të vijë para këtij viti”, u shpreh i bindur Shala, ndërsa theksoi se edhe nëse Serbia hyn para Kosovës në BE, nuk do ta bllokojë procesin tonë drejt anëtarësimit.
Shala: Serbia e ka pranuar se pa e njohur Kosovën, s’ka BE

FIDANISHTJA

Koordinatori në bisedimet Kosovë – Serbi, Blerim Shala, në emisionin Rubikon të KTV-së, duke folur për raundin e fundit të bisedimeve Kosovë – Serbi, tha se kërkesa e palës kosovare është marrja e kodit telefonik për Kosovën si dhe zgjidhja e çështjes së energjisë në veri.

“Ky raund u organizua duke u ndërlidhur edhe me një takim të ministrave “Western Balkans 6”. U bisedua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në raundet e kaluara. Ne dëshirojmë të marrim kodin telefonik dhe të përmbyllet çështja e energjisë në veri. Edhe krijimi i Asociacionit i Komunave është pjesë e marrëveshje, dhe do të formohet në atë mënyrë që të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Shala.

Ai theksoi se themelimi i Asociacionit të Komunave është në përfundim, por, siç tha Shala, nuk ka pasur mundësi të bisedojmë për këto komuna pa u aprovuar buxheti i komunave të veriut për vitin 2015.

“Synimi ynë, por edhe i gjermanëve, është që traktati mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 2016”, ka thënë Shala, duke specifikuar se pas nënshkrimit të këtij traktati, Kosova do të ketë mundësi të aplikojë për anëtarësim në OKB e organizata tjera ndërkombëtare.

“Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën. Këtë e ka pranuar edhe presidenti serb, Nikoliq”, ka theksuar Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.