Ekspertët” që zgjedhin diplomatë
Edhe pak ditë pritet intervistimi i ambasadorëve të rinj nga Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme. Intervistimi do të bëhet nga anëtarët e Komisionit: Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Ismet Beqiri, Teuta Rugova, Ramush Haradinaj, Zafir Berisha, Cerim Bajrami, Blerta Deliu-Kodra dhe Puhie Demaku. Njohësit e çështjeve të diplomacisë bëjnë të ditur se gjysma e më tepër e këtij Komisioni nuk kanë njohuri elementare sa i përket çështjeve diplomatike. Kurse shumica prej tyre nuk e njohin as anglishten elementare.
Me katër maj pritet të bëhet intervistimi, por njohësit e kësaj fushe janë skeptikë nëse kjo procedurë do të shkojë në rregull, duke marrë parasysh presionet politike edhe nivelin që ka përbërja e këtij Komisioni.
Deputetja, Alma Lama, nga LDK-ja, thotë se shumica prej anëtarëve të Komisionit nuk i kanë njohuritë e duhura, as shkollimin dhe as përvojën që të merren me diplomaci. “Mendoj se një pjesë e tyre kanë hyrë aty vetëm sa për të përfituar për udhëtime jashtë vendit dhe kjo është një papërgjegjësi, kur dihet se shumica prej tyre nuk e njohin as gjuhën angleze”, ka thënë ajo./zeri/


