Uji Dea

​Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë vullnet për luftëra të reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit dhe nuk kanë vullnet për ridefinim kufijsh, pasi kjo u ishte ofruar më 2001.Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe jo për destabilizim të vendit.

“Apeloj te të gjithë ata njerëz qofshin të manipuluar, në mungesë informacioni se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit. Ne kemi nevojë për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit që e dimë që akoma ka gjëra të pazbatueshme sidomos në drejtim të miratim të një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror mirëpo gjithsecili”, tha Ahmeti për televizionin publik të Kosovës.

Mobi Casa

Tha se sot janë kohëra të ndryshme, dhe nuk ka vullnet për ridefinim të kufijve.

“Nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për luftëra të reja, për konflikte të reja, nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për ndarje apo konfiguracione apo vendosje, ridefinim kufijsh, sepse një gjë të tillë na është ofruar në vitin 2001. Na është ofruar ndarja e Republikës së Maqedonisë por ajo ndarje është në dëm të shqiptarëve po pse të mos them edhe në dëm të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse duhet dëbime, duhet shpërngulje të ndryshme të bëhen. Nuk ka vija demarkacioni ku të vendosësh kufij dhe sot jemi në kohëra krejtësisht të ndryshme”, tha Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.