Asnjë vrasje në vitin 2016
Gjilan – Sipas policisë së Gjilanit duke u bazuar në disa statistika të rëndësishme nga Raporti Vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan del se në vitin 2016 nuk ka pasur asnjë vrasje. Sipas raportit shënohet edhe ulje e krimit në disa fusha.
Shaban Azizi zëvendës drejtor rajonal i policisë në Gjilan ka bërë publike raportin duke dhënë edhe bilancin mes dy viteve 2015-2016. Sipas raportit në vitin 2016 ka rënie të krimit.
Vepra penale të raportuara në vitin 2015, 3061 raste dhe në vitin 2016, 3223 raste.
Një vrasje në vitin 2015 kurse në vitin 2016 asnjë vrasje.
Lëndim i rëndë trupor në vitin 2015, 29 raste kurse në vitin 2016 22 raste.
Lëndim i lehtë trupor në vitin 2015 ka pasur 270 raste derisa anë vitin 2016 ka pasur 319 raste.
Vjedhje janë shënuar 624 raste në vitin 2015 kurse në vitin 2016 ka pasur 607 raste.
Vjedhje e rëndë në vitin 2015 janë shënuar 480 raste derisa 602 raste në vitin 2016.
Grabitje ka pasur 23 raste në vitin 2015 dhe 29 raste në vitin 2016.
Incidente të iniciuara(jo vepra penale) në vitin 2015 janë evidentuar 1259 raste dhe në vitin 2016 ka pasur 1206 raste.
Prishje e rendit dhe qetësisë publike në vitin 2015 ka pasur 123 raste dhe në vitin 2016 janë shënuar 104 raste.
Vetëvrasje ka pasur 4 raste në vitin 2015 dhe 2 raste në vitin 2016.
Tentim Vetëvrasje në vitin 2015 ka pasur 3 raste dhe në vitin 2016 janë shënuar 5 raste.
Persona te arrestuar sipas autorizimeve policore 1381 raste në vitin 2015 dhe 1233 raste në vitin 2016.
Persona të arrestuar me urdhëresa INTERPOL/EUROPOL ka pasur 2 raste në vitin 2015 dhe asnjë rast në vitin 2016.
Persona të ndaluar në Qendra të Mbajtjes Policore ka pasur 241 raste në vitin 2015 dhe 271 raste në vitin 2016.
Aksidente fatale në trafik janë shënuar 12 raste në vitin 2015 dhe 3 raste në vitin 2016.
Persona të lënduar në trafik 698 raste në vitin 2015 dhe 946 raste në vitin 2016.
Persona të vdekur në aksidente të trafikut 14 raste në vitin 2015 dhe 4 raste në vitin 2016.
Aksidente me lëndime 409 raste në vitin 2015 dhe 483 raste në vitin 2016.
Aksidente me dëme në vitin 2015 janë shënuar 925 raste dhe 935 raste në vitin 2016.
Tiketa të shqiptuara 38412 në vitin 2015 dhe 39017 raste në vitin 2016./rajonipress/


