HW

Mustafa e Lunacek flasin për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e mbetura të BE-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim europarlamentaren Ulrike Lunacek.Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë.

Sipas njoftimit, Mustafa e ka njoftuar atë rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësinë bashkëkohore.

“Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës në proceset euro integruese. Kryeministri po ashtu veçoi rëndësinë që ka për Kosovën nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shtohet më tej në njoftim.

UBT

Europarlamentarja Ulrike Lunacek vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën.

“Kryeministri Mustafa dhe europarlamentarja Lunacek biseduan edhe për proceset që lidhen me njohjen e Kosovës nga 5 vendet e mbetura të BE-së, përafrimin e Kosovës me ligjet dhe me standardet e BE-së, si dhe tema të tjera të rëndësishme”, përfundohet në njoftimin e Kryeministrisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.