United Hospital

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

/ 2 minuta lexim

Profesori amerikan Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të negociojë me Bashkimin Evropian për shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale, duke e lidhur këtë çështje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në podcastin “PIKË”, në një bashkëbisedim me Veton Surroin, Joseph tha se ekziston një përputhje interesash mes Kosovës, BE-së dhe administratës amerikane për arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas tij, anëtarësimi në Këshillin e Evropës do t’i hapte Kosovës rrugën drejt Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku çështjet përkatëse mund të shqyrtoheshin në përputhje me juridiksionin e saj.

Ecohigjiena

“Ka përputhje me administratën që Kosova mund ta zbatojë dhe gjithashtu me Bashkimin Evropian në një mënyrë shumë të rëndësishme për të arritur një mirëkuptim, një marrëveshje që mund të përfshijë më në fund anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Joseph.

Joseph theksoi se kjo nuk nënkupton shpërfilljen e detyrimeve ndërkombëtare, por kërkimin e zgjidhjeve përmes dialogut me partnerët.

Ai i cilësoi dënimet e Gjykatës Speciale si potencialisht disproporcionale, por tha se nuk mund të japë vlerësim përfundimtar pa shqyrtuar provat.

Ai kërkoi që të diskutohen edhe kohëzgjatja e proceseve, shpenzimet e gjykatës dhe krahasimi i dënimeve me ato të Tribunalit të Hagës.

Gjykata Speciale dënoi katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, me gjithsej 81 vjet burgim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.