United Hospital

Kadriu jep fjalë të mëdha: Nga muaji maj Gjilani do të shndërrohet në kantier ndërtimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon t’i kryej me sukses projektet e parapara infrastrukturore për vitin 2015. Një projekt shumë i rëndësishëm i kanalizimit atmosferik është duke u punuar sipas standardeve më të larta në lagjen “Arbëria” dhe për pak kohë pritet të përfundojë.

Punimet i ka vizituar sot nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri me bashkëpunëtorë.

Kadriu është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve aty, ndërsa tha se katërshja e madhe e prioriteteve të kryetarit Haziri në infrastrukturë po realizohet me sukses, duke shtuar se shumë shpejt lagjes “Arbëria” do t’ia largojnë vadat.

Eco Higjiena

“Ne po vazhdojmë punët në ndërtimin e kanalizimeve dhe sipas të gjitha gjasave do t’i largojmë shumë shpejt vadat nga lagjja “Arbëria”. Ky është një projekt jashtëzakonisht i madh dhe në mirëkuptim të plotë me pronarin e kësaj prone po përfundohet pa probleme”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai ka theksuar se tashmë me përmirësimin e kushteve atmosferike do të vazhdohet me punë të mëdha në infrastrukturë: rrugë, kanalizim, ujësjellës, trotuare etj., ndërsa ka shtuar se pritet që nga muaji maj Gjilani të shndërrohet në kantier ndërtimi.

Projekti nga lagjja “Arbëria” e deri tek lumi “Mirusha” ka një gjatësi prej 1300 metrash me një kosto prej 201 mijë euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.