Uji Dea

Nafta jocilësore po i shkatërron automjetet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Afrim Maksutajt, nga Radavci i Pejës, i është djegur vetura e tipit BMW e prodhuar në vitin 2005, siç thotë ai, për shkak të naftës jocilësore që është furnizuar në pikat e karburantit.

“Automjeti filloi të nxehet shumë dhe pas pak minutash nisi t’i dalë flaka”, sqaron Maksutaj, duke shtuar se pas konsultave që i ka pasur me disa mekanikë të njohur të automjeteve, këta të fundit kanë konstatuar se djegia e automjetit ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të naftës. “Nafta e cilësisë së dobët ka shkaktuar nxehjen e motorit dhe si pasojë e kësaj është shkaktuar flaka”, tha Maksutaj.

Edhe Valon Gashi, nga Prishtina, thotë për “Zërin” se shpeshherë detyrohet veturën e tij të tipit “Opel Corsa” ta dërgojë në servis, kryesisht për shkak të cilësisë së ulët të derivateve që shiten në vend.

“Filtrin e naftës duhet ta ndërroj 3 herë gjatë vitit. Para një muaji kur e kam ndërruar filtrin ishte nxirë nga nafta e keqe”, tha Gashi, duke shtuar se përveç filtrit të automjetit të tij i ishte dëmtuar edhe pompa e shtypjes së presionit të lartë të naftës, e cila kushton shtrenjtë.

Hidromorava

Lumjan Hashani, po ashtu nga komuna e Prishtinës, i cili vozit një veturë të vitit 1968, ankohet për cilësinë e dobët të derivateve në tregun e Kosovës. “Po, kam shumë vështirësi me automjetin tim, i cili është ‘old-timer’”. Për shkak të naftës së keqe po prishet shumë shpesh e sa herë po e dërgoj te mekaniku më thotë se prishjet janë pasojë e naftës së keqe”, tregon ai.

Flamur Mehani, automekanik, sqaron se shumë qytetarë janë ankuar për defekte në automjete, kryesisht gjatë sezonit të dimrit. “Gjatë sezonit dimëror dizelit në Kosovë po i shtohet vajguri që kushton 1 euro për litër”, thotë Mehani. Sipas tij, nëse vajguri i shtohet naftës në masë të madhe krijon papastërti dhe shkakton prishjen e pjesëve të automjetit. Servisimi i rregullt i një automjeti në Kosovë arrin deri në 160 euro, duke përfshirë ndërrimin e vajit motorik, filtrin e vajit, filtrin e klimës, filtrin e ajrit. Rregullimi i pompës së rezervuarit kushton 200 deri në 250 euro, ndërsa rregullimi i filtrit të naftës kushton 80 deri në 160 euro.

Në territorin e Kosovës janë të licencuar 5 laboratorë, të cilët bëjnë analiza për të vlerësuar cilësinë e derivateve, ndonëse vetëm 3% e të gjitha karburanteve të importuara u nënshtrohen këtyre procedurave.

Se cilësia e naftës që shitet në vend është jokonform me parametrat e caktuara e dëshmojnë edhe mostrat, të cilat Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me trupat inspektuese të autorizuara nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë kanë marrë gjatë vitit 2014. “Nga 570 mostra të testuara, të cilat i kemi marrë nga pikat e karburanteve, 114 prej tyre kanë rezultuar të jenë jokonform me parametrat e përcaktuara”, bëjnë të ditur burime nga MTI-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.