Kapet hajni në flagrancë
Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti nga një zyrtar policor është zënë në flagrancë duke thyer xhamin e një lokali.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjithashtu në Gjilan viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar, me ç’rast i njëjti po ashtu ia ka dëmtuar edhe veturën e viktimës.
Njësiti përkatës është marr me rast njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


