Specialja shënjestron “Babën” për keqpërdorim dhe falsifikim
Është interpretues i aktit më të lartë juridik të shtetit, Gjykatës Kushtetuese, por kreu i saj, Enver Hasani, po hetohet për dy raste të ndryshme nga Prokuroria Speciale, për keqpërdorim të parasë publike dhe falsifikime.Prokuroria Speciale e Kosovës nga viti 2014 është duke u marrë me rastin e parë, për të vazhduar më pas edhe më rastin tjetër, kundër Hasanit.
Lënda e parë ka të bëjë me lidhjen e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.
Përderisa për rastin e parë është bërë publike më herët nëpër media, për rastin e dytë, të ngritur nga Avokati Popullit kundër Hasanit, zyrtarë prokurorialë thonë se nuk mund të bëjnë publike asgjë, pasi është në fazën fillestare./zeri/


