Kamenica përkujton dëshmorët e UÇK-së
Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani duke e vlerësuar lart veprën sublime të dëshmorit Ramadan Kastrati tha se dëshmorët i falën lumturinë brezave, por siguruan edhe për veten e tyre lumturinë e amshueshme të shkallës më të përsosur.
Komuna e Kamenicës ka përkujtuar dëshmorët e fshatrave Rahovicë, Strezoc e Karaqevë, në përkujtim të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK- së, Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Basri Canolli, Shemsi Isufi, Plakut te Gollakut Ahmet Mehmeti.
Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani duke e vlerësuar lart veprën sublime të dëshmorit Ramadan Kastrati tha se dëshmorët i falën lumturinë brezave, por siguruan edhe për veten e tyre lumturinë e amshueshme të shkallës më të përsosur.
“Mbi themelet e këtij gjaku ne po ndërtojmë shtetin modern e demokratik të Kosovës, atdheun e lirë e të përbashkët të të gjithë qytetarëve të tij të barabartë. Në jetën tonë të përditshme politike e shoqërore edhe mund të mos merremi vesh më së miri, edhe mund të grindemi, por në çështjet fondamentale të shtetit e të ardhmes sonë të përbashkët, busulla e sigurt orientuese janë varret e dëshmorëve tanë të lavdishëm dhe idealet e tyre të pavdekshme.” tha Sinani./rajonipress/


