Ndërron jetë e aksidentuara në rrugën Novosellë – Rogaqicë
Gjilan – Në fshatin Rogaqicë më 15 prill kishte ndodhur një aksident trafiku ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësore. Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18.04.2015 viktima femër shqiptare (këmbësore) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./rajonipress/


