Fundamenti

Dy javë ultimatum!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ka afat vetëm dy javë që të realizojë kërkesat e opozitës dhe të mijëra qytetarëve kosovarë që u mblodhën të shtunën në kryeqendrën e Kosovës për t’i thënë stop keqqeverisjes.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike, depolitizimit të RTK-së, shpallja e “Trepçës” Ndërmarrje publike me status të veçantë, shkarkimi i ministrit Hajredin Kuçi, si dhe shkarkimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, janë kërkesat që protestuesit ia kanë adresuar kabinetit qeveritar.

Të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, qytetarët të prirë nga krerët opozitar Visar Ymeri, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, janë nisur drejt ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese.

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të zezë në drejtim të objektit të Gjykatës, duke përcjellë mesazhin se Gjykata Kushtetuese është bërë “faqja e zezë” e vendit.

Protesta ka vazhduar pas disa minutash drejt objektit të KEDS-it, ku po ashtu nga protestuesit është mbajtur dhe një aksion tjetër që po ashtu ka simbolizuar gjendjen e rëndë të qytetarëve që detyrohen të paguajnë çmim të lartë të energjisë elektrike.

UBT

Në hyrje të ndërtesës së KEDS-it protestuesit kanë thyer një orë digjitale, duke e quajtur “hajni digjitale” tarifën e lartë të energjisë.

Ndonëse, për dallim nga Gjykata Kushtetuese, ku nuk pati tentim për të hyrë në objekt të saj, protestuesit kanë bërë përpjekje të hyjnë në oborrin e KEDS-it, por janë penguar nga Njësia Speciale.

Me brohoritjen “RTK e jona, jo e Kadri Veselit”, në shenjë proteste për politizimin e RTK-së protestuesit kanë futur në objektin e RTK-së një megafon, duke kërkuar kështu shkarkimin e menaxhmentit të këtij institucioni.

Krerët opozitarë dhe qytetarët kanë marshuar në sheshin “Ibrahim Rugova” para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë, nga ku i kanë bërë thirrje krerëve të vendit që të realizojnë këto kërkesa brenda dy javësh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.