United Hospital

Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ekonomisti Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj protestës së sotme të opozitës duke thënë se në ballë të këtyre protestave kishte edhe nënshkrues kontratash korruptive, falës të aseteve publike, punësues familjarësh në secilin vend.

“Pra zaptuesit vet – sot mbajnë moral për kapjen. Këta kapjen nuk kan hall; hall kanë se nuk janë më kapës vet. Protesta nuk ushqen harresën; ajo nuk amniston pra askend. Ne megjithatë mbajmë mend”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexojeni të plotë reagimin

UBT

E mbështes protestën (paqësore gjithsesi) sepse indiferenca dhe ftohtësia e pushtetit përballë skamjes, mjerimit, korrupsionit e zaptimit nuk pranohet hiç. Kjo protestë mbronë në mënyrë krejtësisht legjitime interesat e secilit kosovar. Përtej secilës bindje partiake, ajo për mua mbetet e drejtë. Ç’kapja sot është mision patriotik!

Por ama, (konsideratë për përjashtimet shumicë) kur shoh se si ç’zaptues të rendit të parë shpërfaqen zaptuesit më tipik, të njëjtit që deri dje kapën shtetin vet, këtë s’mund ta pranoj assesi. Hipokritë shembullorë.

Nënshkrues kontratash miliardëshe e korruptive (të mosbëra transparente asnjëherë), falës të aseteve publike, tenderashë e politiko-milionerë, bashkëpartnerë me kapësit gjithandej, punësues familjarësh e militantësh në secilin vend, pra zaptuesit vet – sot mbajnë moral për kapjen. Këta kapjen nuk kan hall; hall kanë se nuk janë më kapës vet. Protesta nuk ushqen harresën; ajo nuk amniston pra askend. Ne megjithatë mbajmë mend!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.