Ymeri: Shteti i joni, jo i Hashim Isës
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka pyetur protestuesit para Qeverisë së Kosovës, një çështje që ai e ka quajtur shumë të thjeshtë.
“Ky shtet a është i joni a i Hashim Isës, këto institucione a janë tonat a të Kadri Isës”, ka thënë Ymeri.
Sipas kreut të Vetëvendosjes, organizimi në protesta është mënyra e vetme për të ndalur të keqen.
”Kemi krijuar një praktikë të re të arritjes së synimeve me protesta. Jabllanoviq nuk është më ministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Ymeri./koha/


