Mobi Casa

Proces i mbarë zgjedhor nëpër nëndegët e LDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Procesi i brendshëm zgjedhor i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i nisur më 28 mars të këtij viti, po ecën mbarë, duke u respektuar parimet e një gare demokratike dhe transparente thonë zyrtarët e këtij subjekti politik në Gjilan.

Deri më tash janë mbajtur disa kuvende të nëndegëve me shumë sukses, ndërsa procesi zgjedhor po vazhdon edhe në nëndegët tjera.

Dega e LDK-së në Gjilan vlerëson se gjithçka ka shkuar sipas statutit dhe rregulloreve të punës së Kuvendeve të nëndegëve dhe nuk është paraqitur asnjë problem i asnjë lloj natyre.

Hidromorava

LDK vlerëson se në përgjithësi ka një përfaqësim të mirë të strukturave që kanë kontribuar në LDK që nga themelimi, ndërsa kemi përfaqësim edhe nga shumë kuadro të reja, të cilët iu kanë bashkangjitur këtij procesi.

LDK e Gjilanit fton të gjithë qytetarët, gra e burra, të rinj e të reja, që të marrin pjesë ne proces edhe në nëndegët tjera, me qëllimin e mirë që LDK në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e fuqishme, me fitore plebishitare

Procesi zgjedhor i nëndegëve të LDK-së në Gjilan do të përmbyllet brenda muajit prill, ndërsa në fillim të majit pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i Degës, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.