Haradinaj: Qeveria të reflektoj ose nuk do të ndalemi
Kreu i AAK-së, Ramush Haradina, ka thënë se i japin kohë Qeverisë që të reflektojë për kërkesat e protestueseve. Ai ka thënë se nuk do të ndalen nëse nuk plotësohen kërkesat.
“Ju kemi thënë jo faturave të fryra të faturave të rrymës, sot i them jo krimit dhe korrupsionit, sot i themi jo oligarkisë, sot i themi jo aksionit të pushtetit në biznese. ne i them po informimit të lirë dhe të drejt. I themi jo individëve të caktuar që e kanë kapur shtetin. Çdo herë do të jemi këtu për t’i thënë jo censurimit të fjalës së lirë. ne i japim afat kohor institucioneve të vendit që të reflektojnë për këto kërkesa, përndryshe do të ballafaqoheni në të ardhmen”, ka thënë ai./Indeksonline/


