United Hospital

Nis olimpiada e XX-të e matematikës, Gjilani po shndërrohet në qendër të intelegjencës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Është hapur sot në Gjilan olimpiada e XX-të e matematikës, në të cilën marrin pjesë nxënësit më të mirë të klasave të gjashtë, shtatë dhe tetë të shkollave fillore të komunës së Gjilanit.

Olimpiadën e ka shpallë të hapur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, i cili ka uruar për këtë organizim të mrekullueshëm, ndërsa tha së kënaqësia me e madhe është se Gjilani për çdo vit po shndërrohet në një qendër të përfaqësimit të intelegjencës
“Ju nxënës të dashur, jeni shembull i përfaqësimit të komunës së Gjilanit, jo vetëm në Kosovë por edhe garat ndërkombëtare. Kjo është kënaqësia me e madhe sepse Gjilani për çdo vit po shndërrohet në një qendër të përfaqësimit të intelegjencës dhe kjo falë arsimtarëve tuaj të matematikës dhe të lëndëve tjera shkencore. Në çdo garë, qoftë komunale apo ndërkombëtare, nxënësit gjilanas po korrin suksese dhe po zënë vendet e para. Kjo na bënë nderë ne si Drejtori e Arsimit, prindërit tuaj, arsimtarët tuaj. Garoni sepse gara është e shëndetshme dhe e matë intelegjencën tuaj. Ju uroj suksese”, ka thënë Musa.

Ndërkaq, Xhevdet Thaçi, profesor i matematikës në Fakultetin e Edukimit, tha se nga rezultatet e këtij testimi, nxënësit do të reflektojnë së bashku me arsimtarët, puna e të cilëve nuk është ndalur asnjëherë, në asnjë rrethanë.

FIDANISHTJA

“Urime juve që keni arritur të merrni pjesë në këto gara shumë të rëndësishme të matematikës. Të gjithë jeni të bindur se matematika është më e rëndësishmja. Nga rezultatet e këtij testimi do të reflektoni së bashku me arsimtarët tuaj, puna e të cilëve nuk është ndalur asnjëherë, në asnjë rrethanë. Ne presim nga ju, që të vazhdoni të punoni, ta duani matematikën dhe të bëheni pjesë e rezultateve dhe sukseseve bashkë me të gjitha shtetet e Europës dhe të botës”, ka thënë profesor Xhevdet Thaçi.

Olimpiada e sotme është organizuar nga Këshilli i arsimtarëve të lëndës së matematikës në Gjilan. Rezultatet do të publikohen sot rreth orës 15:00, në shkollën fillore “Thimi Mitko”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.