ARKATANA

Gjykata vendos në favor të Nysret Hajrullahut, kthehet në pozitën e drejtorit klinik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nysret Hajrullahu e kishte paditur spitalin e Gjilanit për shkak se kishte marrë një vendim të kundërligjshëm duke zgjedhur në pozitën e drejtorit klinik Selvete Shurdhanin e cila nuk i plotësonte kushtet ligjore në krahasim me kandidatin Nysret Hajrullahun. Gjykata duke parë këto shkelje e ka kthyer në pozitën e drejtorit klinik, Nysret Hajrullahun.

Nysret Hajrullahu e ka fituar betejën gjyqësore për tu kthyer në pozitën e drejtorit klinik në Spitalin e Gjilanit pasiqë kishte paditur organet drejtuese të këtij spitali se kishin shkelur procedurat ligjore gjatë intervistimit duke përzgjedhur në pozitën e drejtorit klinik Selvete Shurdhanin, edhe pse sipas aktgjykimit Nysret Hajrullahu i plotësonte të gjitha kushtet.

Eco Higjiena

Në aktgjykimin e gjykatësit në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Halil Zahiri thuhet se nga komisioni intervistues dhe drejtori ekzekutiv gjatë intervistimit ishte dëmtuar kandidati Nysret Hajrullahu ndërsa ishte favorizuar në mënyrë të kundërligjshme kandidatja Selvete Shurdhani. Kandidati Nysret Hajrullahu i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zgjedhjen e të njëjtit në postin e drejtorit klinik në spitalin rajonal të Gjilanit thuhet në aktgjykim.

“Gjykata vendosi që në tërësi të aprovojë kërkesëpadinë e Nysret Hajrullahut si të bazuar dhe detyrohet e paditura që paditësin ta kthejë në pozitën e drejtorit klinik me të gjitha të drejtat dhe detyrat që i takojnë” thuhet tutje në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.