Qehaja: Të gjitha palët të kenë kujdes
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, u ka bërë apel të gjitha palëve, në këtë rast opozites, pozitës dhe forcave të rendit, të jenë syqelë në mënyrë që protesta e sotshme të jetë paqësore.
Ai ka thënë se çdo tentativë për eskalimin e protestës do t’i dëmtojë rëndë imazhin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës, shkruan Epoka e Re.
Qehaja, ka thënë se duhet pasur kujdes që të mos vijnë deri te shkaktimi i dhunës, në mënyrë që të mos krijohet gjendje kaotike./Indeksonline/


