ARKATANA

Sinani: Kamenica ka nevojë për mbështetje në sferën e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe drejtorin e Bujqësisë Islam Isufi, kanë pritur përfaqësuesit e kompanisë konsulente Colm McClements Associates International nga Belgjika përmes së cilës Agjencia Austriake për Zhvillim ka angazhuar një ekip ekspertësh për të vlerësuar mundësitë për zhvillimin ekonomik rural në Kosovën Lindore.

Gingka Kapitanova dhe Merita Limani shprehën kënaqësinë që ishin në Kamenicë dhe njoftuan autoritetet komunale se po vlerësojnë dhjetë komuna në Kosovë nga të cilat dy ose tri do të kenë fatin të jenë të përzgjedhura për tu mbështetur me projekte konkrete nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në kuadër të një projekti për bujqësinë që do të filloj në vitin 2016. Ekspertët patën shumë pyetje për zyrtarët komunal.

Eco Higjiena

Sinani i njoftoi mysafiret se personalisht ka vizituar të gjithë fermerët e Kamenicës dhe se e di në detaje situatën në këtë sektor i cili ka nevojë për mbështetje nga të gjithë. “Kamenica ka një pozitë dhe relief shumë të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa fushat kryesore janë blegtoria, bletaria, lavërtaria dhe pemëtaria” tha Sinani.

Sinani në emër të Komunës së Kamenicës ka siguruar Agjencionin Austriak për Zhvillim se komuna e Kamenicës do të participojë në fondin e krijuar së bashku për të mbështetur konkretisht fermerët e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.