Eko Higjiena

Kurti garanton: Protesta do të jetë paqësore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ai gjithashtu ka sqaruar se protesta do të jetë paqësore dhe LVV do të jetë shumë vigjilente dhe e kujdesshme që gjithçka në këtë protestë të shkojë mbarë dhe ashtu siç e ka planifikuar këshilli organizativ i Protestës.

Qytetarët e Gjilanit në masë të madhe janë të gatshëm dhe mezi presin për të marrë pjesë në protestën e 18 prillit kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet në Prishtinë, me fillim në ora 14. Kështu është thënë të premten pasdite në një tubim mobilizues për protestën, që është mbajtur në lokalet e restorant Lulit, me aktivistët e simpatizuesit e LVV dhe qytetarët e rëndomtë të Gjilanit.

Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, duke ju drejtuar qytetarëve gjilanas, ka folur për rëndësinë e protestës si kundër edhe për çdo kërkesë të saj, duke e elaboruar secilën kërkesë në mënyrë shumë të qartë dhe duke ilustruar me shembuj konkret dhe realë.

Kurti ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve gjilanas që në mënyrë sa më masovike të marrin pjesë në këtë protestë, e cila nuk është vetëm protestë e opozitës, por është gjithëpopullore.

Uji Dea

Ai ka theksuar se LVV, jo vetëm që ka bashkuar opozitën për të protestuar, por ka dhënë sinjale të qarta së është një nga subjektet që më së miri di të bashkëpunojë me të gjitha ato forca që janë progresive dhe në shërbim të popullit.
“Ne duhet të jemi të rreptë dhe tejet kritik ndaj pushtetit, derisa ndaj qytetarëve duhet të jemi shumë më të butë dhe të buzëqeshur, sepse për ne qytetari është në rend të parë, e jo etja për pushtet”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka sqaruar se protesta do të jetë paqësore dhe LVV do të jetë shumë vigjilente dhe e kujdesshme që gjithçka në këtë protestë të shkojë mbarë dhe ashtu siç e ka planifikuar këshilli organizativ i Protestës.

Masës së konsiderueshme që ishte tubuar në Gjilan, ju drejtuan edhe Nevzat Isufi, shef i GK të LVV në Kuvendin Komunal në Gjilan si dhe Besa Baftiju, deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, shumë qytetarë në fund u interesuan për rrjedhën detaje për protestën, duke kontribuar jo vetëm me pyetje, por edhe me vërejtje, rekomandime, propozime dhe ide të ndryshme thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.