Administrata e Gjilanit model edhe për disa Bashki të Shqipërisë
Gjilan – Një delegacion nga Shqipëria vizituan Administratën e Përgjithshme të Komunës së Gjilanit në koordinim të zyrës së UNDP në Stamboll, për të parë nga afër funksionimin e Home Komuna (aplikimeve online) dhe “One Stop Shop” si dhe për të marrë këto eksperienca nga Komuna e Gjilanit për t’i aplikuar ne disa Komuna të Shqipërisë në kuadër të Reformave Administrative Territoriale.
Nazim Gagica drejtor në administratën e përgjithshme tha se vet fakti që ka interesime për të marrë si model punën që bëjnë zyrtarët tanë tregon se Gjilani po merret edhe si model për disa bashki të Shqipërisë./rajonipress/


