Hidromorava

Komuna e Kamenicës përgjysmon shpenzimet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Amir Jakupi nga OJQ “Fortesa”, i cili ka kritikuar organet komunale pas çdo raporti të publikuar, kësaj radhe përshëndet dhe vlerëson pozitivisht trendin e uljes së shpenzimeve në tremujorin e parë të vitit 2015 nga Komuna e Kamenicës.“Vendimi i institucioneve qendrore dhe kryetarit të Kamenicës për kufizimin e shpenzimeve dhe ndaljen e luksit, ka rezultuar me sukses, duke përgjysmuar shpenzimet e institucioneve komunale në pothuajse të gjitha kategoritë”, ka thënë Jakupi.

Sipas tij, për udhëtime jashtë vendit në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shpenzuar 2 mijë e 100 euro, kurse gjatë këtij viti shpenzimet janë zero. “Për mëditje jashtë vendit vitin e kaluar kishte 2 mijë e 91 euro ndërsa në këtë tremujor 401 euro. Karburant për vetura nga 12 mijë e 500 shpenzimet kanë rënë në 6 mijë e 600, kurse për dreka zyrtare nga 2 mijë e 770 ka zvogëlim në 929 euro”, ka bërë të ditur Jakupi raporton rajonipress.

ARKATANA

Përfaqësuesi i organizatës “Fortesa” kërkon nga kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani që procesi i uljes së shpenzimeve të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

“Kemi bërë vazhdimisht vërejtje dhe kritika për shpenzime enorme dhe si duket ato janë dëgjuar nga pushtetarët. E përshëndesim vendimin e kryetarit dhe kërkojmë që të jetë rigoroz në këtë drejtim. Komuna e varfër e Kamenicës nuk meriton të shpenzohet pa kontroll. Vetëm duhet vullnet dhe qeverisja komunale mund të arrij që të zvogëlojë edhe më shumë shpenzimet”, tha ndër të tjera Amir Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.