Nuk do të besoni cilët këngëtarë i dëgjon Shkurte Fejza
Ajo ka shumë vite që është në skenën muzikore shqiptare.
Bëhet fjalë për Shkurte Fejzën, e cila në një intervistë për RTK-në ka zbuluar shumë detaje të jetë së saj publike dhe private, transmeton Telegrafi.
Fejza ka zbuluar për fansat e saj se idhull ka disa prej këngëtarëve të estradës së huaj muzikore, dhe se me ëndje i dëgjon dhe këndon në ndeja private.
“Barbara Streisend, Tina Turner, Madonna e shume këngëtarë të tjerë që kultivojnë muzikë të mirë. Kam bashkëpunuar me të gjithë ata që kam ëndërruar”, ka thënë Shkurte Fejza për RTK-në.
Ajo ka zbuluar se gjatë muajve në vijim do të mbaj disa koncerte në shtetin turk për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë atje. /Telegrafi/


